Mediat spanjolle bien pre e propagandës serbe, raportojnë gabimisht për rastin e së moshuarës në Pejë - NACIONALE

Mediat spanjolle bien pre e propagandës serbe, raportojnë gabimisht për rastin e së moshuarës në Pejë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Mediat spanjolle kanë rënë pre e propagandës serbe, sepse ata kanë postuar lajmin se si një grua e moshuar e komunitetit serb është sulmuar nga një infermiere në një shtëpi pleqsh.

Duket se mediat spanjolle ndikohen shumë nga mediat serbe, sepse të gjitha shumë media të huaja kanë shkruar për rastin në fjalë, dhe asnjëra nuk iu është referuar asaj si gruaja serbe.

Kujtojmë se dje mediat në serbi kanë shkruar se si një grua serbe është sulmuar nga një infermiere.

Po ashtu edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar disa fotografi “Screenshot”, për të cilat thotë se tregojnq që në Serbi po falsikojnë pamjet e sulmit të sotëm ndaj të moshuarës në Pejë, duke pretenduar se ajo është serbe.

Musliu përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky është shembull i luftës hibride serbo-ruse.

“Pas kercenimeve me pranine e ushtrise se Serbise ne kufi me Kosoven; pas sabotimit te policeve serbe te Policise se Kosoves per t'i kryer detyrat shteterore sipas hierarkise (ne prani te eksponenteve te Listes Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues ne shesh”, ka shkruar ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, ky rast tregon shembull të “makierisë së luftës speciale të Beogradit”.

“Se dezinformimi me nje fatkeqesit te ketij lloji, duket se eshte i organizuar nga struktura te sigurise se Serbise, eshte edhe fakti se shperndarja e kesaj videoje eshte shume e shpejte dhe masive. Sigurisht jane angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, te cilet jane me dhjetera mijera. Nga kjo le ta nxjerrim si shoqeri nje mesim se, sahere del nej video e ketij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet”, ka thënë tutje ai. /Nacionale/

Lajme të ngjashme