Më shumë se 90% e gjithë Bitcoin është në qarkullim / Çfarë pritet më tej?
Të premten që kaloi u prodhua Bitcoini i 19-miliontë - një moment i rëndësishëm pasi kanë mbetur vetëm 2 milionë tjerë të atillë. Por nëse po prisni me padurim momentin historik kur të jetë prodhuar dhe Bitcoini i fundit duke shpresuar që të jetë afër, atëherë duhet t'ju themi që këtë nuk do ta shihni, pasi sipas të gjitha gjasave, minatorët (ata që merren me prodhimin e tij) nuk do ta arrijnë këtë deri në vitin 2140.
E gjithë kjo për shkak të një procesi të quajtur përgjysmim. Për ta kuptuar përgjysmimin, duhet ta kuptojmë procesin e prodhimit të BTC.