Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë – Prishtinë - NACIONALE

Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë – Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin “Llugë” të Podujevës.

Në njoftim thuhet se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë, duke shtuar se punimet zgjasin rreth tre orë.

Lajme të ngjashme