"Mbikëqyrësi i ndërrimit negocioi": Një 62-vjeçar në Ferizaj provoi të hidhet nga vinçi i lartë afër një banese - NACIONALE

"Mbikëqyrësi i ndërrimit negocioi": Një 62-vjeçar në Ferizaj provoi të hidhet nga vinçi i lartë afër një banese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 62-vjeçar nga Ferizaj ka provuar që të kryejë vetëvrasje në këtë qytet duke hipur në një vinç 40 metra të lartë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Siç njoftohet tutje, kjo ngjarje e pakëndshme ka ndodhur rreth orës 13:03 në rrugën Ahmet Kaçiku në Ferizaj.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të Policisë në Ferizaj,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, aty tregohet se mbikëqyrësi i ndërrimit kishte nisur të negocionte me viktimën duke provuar që ta bindte për të mos kërcyer. Dhe, duket se ky mbikëqyrës ia ka arritur qëllimit.

Lajme të ngjashme