Matoshi pyet se ku e shkollon çikën kryeministri Kurti: Shfrytëzuan grevën për t’i hipur në qafë shoqërisë - NACIONALE

Matoshi pyet se ku e shkollon çikën kryeministri Kurti: Shfrytëzuan grevën për t’i hipur në qafë shoqërisë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi ka bërë një shkrim të gjatë duke komentuar mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë Kurti II.

Ai ka shkruar një pyetje që e kanë shtruar edhe shumë analistë të tjerë: “në cilën shkollë e ka çikën Kryeministri i Kosovës?”

Më tej, ai ka akuzuar Kurtin edhe për një fjali që sipas tij është korruptive.

“Të ngrish qykën e të thuash se “nuk kam ardhur në pushtet për ngritjen e pagave por për drejtësi dhe punësim” është fjali korruptive.” - ka thënë z. Matoshi mes tjerash.

Gazetari me përvojë ka akuzuar edhe eksponentë të tjerë të pushtetit për fushatë të pandershme linçimesh ndaj mësimdhënësve.

“Të tillët shfrytëzuan grevën për t’i hipur në qafë kësaj shoqërie, ndonëse ata vetë, ose nuk kanë fare fëmijë në shkollë, ose i kanë në shkolla private e jashtë shtetit. Si Kryeministri i tyre.” - ka thënë ai.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme