Matoshi numëron tri gabimet e Osmanit: Shfaqi mosbesim ndaj mjekëve në QKUK
Analisti Halil Matoshi ka numëruar tri gabimet që ka bërë Presidentja, Vjosa Osmani pasi që ka kryer një ndërhyrje kirurgjike në njërin nga spitalet private në Kosovë.
Sipas Matoshit, Osmani ka gabuar pasi që ka dashur ta mbajë të fshehtë, së dyti ka shfaqur mos besim ndaj mjekëve në QKUK dhe së treti Osmani ju ka thënë qytetarëve që të mos shkojnë në spital pa pasur dikë të njofshëm.
Postimi i plotë:
Tre gabime të Presidentes
1. Presidentja Vjosa Osmani maspari deshi me e fsheh nga publiku lëngatën. Ashtu siç veproi para disa muajve kur bëri një operacion për ngushtimin e lukthit në një klinikë të shtetit turk.
2. Së dyti, ajo shfaqi mosbesim ndaj mjekëve dhe shërbimit në spital të shtetit.
Paçka se jo moti thojke në publik se mjekësia nuk asht shkencë raketore por duhet vullnet politik për me e rregullu.
3. Dhe së treti, që kulmoi me skandal: Presidentja e tyre e dashur, u tha kosovarëve që i besojnë, që kurrë të mos shkojnë në spital pa pasur një të njofshëm!?
Si axhën Eshref!
P.S.
Dr. Eshref Osmani është kardiolog i pensionuam vaskular (punon te privati ende) dhe nuk asht kirurg i përgjithshëm.