Maliqi: Rusia po dobësohet në Ballkan, Serbia nuk mund të llogarisë në telashe, ne mos të “dalldisemi” - NACIONALE

Maliqi: Rusia po dobësohet në Ballkan, Serbia nuk mund të llogarisë në telashe, ne mos të “dalldisemi”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i politikës, Agon Maliqi, e ka komentuar situatën e krijuar së fundi, pas pushtimit rus në Ukrainë. Me zhvillimet e ditëve të fundit që po ndodhin atje, sipas Maliqit, po vërehet dobësim i dukshëm i Rusisë e se ky shtet nuk po mund t'i “mbrojë” as shtetet të cilat i ka shumë afër, e lëre më ta shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.

Se Rusinë nuk po e përfill më kush dhe se sa po zbehet fuqia e saj në Ballkan, mjafton të shihet se çfarë po ndodh në zonat edhe më të afërta për interesat e saj si Kaukazi Jugor. Para dy vitesh Rusia ishte ndërmjetësuese dhe garantuese e sigurisë në luftën mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, duke i diktuar pak a shumë zhvillimet (bashkë me Turqinë) dhe duke dërguar forca paqeruajtëse në terren. Pas shpërthimit të luftimeve të reja para disa javësh, u pa se Rusia (e ngujuar në luftë humbëse në Ukrainë) nuk është në pozitë ta garantojë dhe mbrojë askend as edhe në mahallën e vet. “

Tutje, Maliqi ka thënë se këtë situatë e ka ndier më së shumti Serbia, e cila nuk mund të llogarisë më në Rusinë për të shkaktuar telashe.

Maliqi e ka tërhequr vërejtjen, meqenëse, sipas tij, ekziston vetëm një rrethanë e cila do të “prishte punë” dhe ajo është nëse ne “dalldisemi”

“Dje u arrit një marrëveshje e re mes Armenisë dhe Azerbejxhanit e ndërmjetësuar nga Franca dhe atje tani po shkon një mision vëzhgues i BE. Askush nuk e ka nuhatur këtë dobësim të Rusisë më shumë se Serbia. Asaj po i lëkundet karriga e dytë dhe nuk ka në kë të llogarisë për të shkaktuar telashe, por gjithnjë e më shumë po e ndjen presionin dhe detyrimin për t'iu bindur kushteve të perëndimit. E vetmja gjë që mund t'i ndihmojë në këtë kontekst është nëse ne dalldisemi nga budallakia”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme