Maliqi: Kjo qasje e Kosovës është shpërblim për Vuçiqin
Politologu Agon Maliqi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kthimi i deputetëve serb në Kuvend tregon se sa shumë e ka "cunguar" pozicionin e Vuçiqit lufta në Ukrainë.
“S’ka asgjë që Kosova mund ta fitojë pa koordinim me ShBA-në dhe BE-në dhe që s’mund ta fitojë në negociata. Rikthimi i deputetëve të Srpskas vërteton se sa shumë e ka cunguar pozicionin e Vuçiq lufta në Ukrainë”, ka shkruar Maliqi.
Sipas tij, Qasja e Kosovës po “e shpërblen” Vuçiqin nga perendimi.
“Shpresën e vetme e ka shpërblimin prej perëndimit për konstruktivitet. Qasja e Kosovës po ia jep këtë mundësi”, thotë Maliqi.
