Valon Syla: Serbia po i mirëpret investitorët e huaj, Kurti i po përzë - NACIONALE

Valon Syla: Serbia po i mirëpret investitorët e huaj, Kurti i po përzë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj investitorëve të huaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që Serbia po i mirëpret kompanitë amerikane dhe norvegjeze, ndërsa kryeministri i Kosovës po i përzë ata.

“Para nje jave Serbia ishte nikoqir i nje misioni tregtar me 25 kompanite ma te medha amerikane. Kete vizite e kishte organizuar departamenti amerikan i tregtise. Kete jave Qeveria norvegjeze e paska organizu forumin e investimeve norvegjeze. Ndersa te na Albin Kurti i perzen investitoret. Me kompanitë e forta kosovare as qe eshte takuar ndonjehere, ne buxhet ka parapare zero investime energjetike”, ka shkruar ai.

Me tej, Syla ka përmendur edhe veprimet e Kurtit sa ka qenë në opozitë.

“Gazpërquesin amerikan e ka rrefuzu. Domethane asnje te vetmin lajm te mire për investime se ka pru. Asnje. Si lider i opozites me gaz lotsjelles ka atakuar institucionet e tash eshte bere gaz i botes dhe krijon drama me mshef keq-qeverisjen”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme