Maliqi komenton zhvillimet në dialog: Kosovës iu hap dera e vizave, por me një kusht - NACIONALE

Maliqi komenton zhvillimet në dialog: Kosovës iu hap dera e vizave, por me një kusht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Maliqi ka thënë se Kosovës do t’i liberalizohen por me një kusht, e që sipas tij, është dialogu.

Pas prezantimit të kornizës së dialogut nga ana e perëndimit, duket se ka filluar edhe periudha e karrotave dhe shkopinjve disciplinues për palët. Me nismën e paralajmëruar dje në parlamentin europian, kërcënimi ndaj Serbisë është se nëse vazhdon ta zhagisë dialogun do t'i suspendohen negociatat me BE, përfshi këtu edhe fondet. Kosovës paralelisht po i hapet dera për vizat, por vështirë të mos shihet edhe kjo si e ndërlidhur me kushtin publikisht të pathënë të dialogut.”, ka shkruar ai.

Ndryshe Serbisë i është dhënë afat që të arrijë një marrëveshje me Kosovën dhe të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në anën tjetër, me 13 tetor do të diskutohet për çështjen e viziave për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme