Maliqi: Jam për dyfishim të pagave për mësimdhënësit, dhe largim të të paftëve
Analisti Agon Maliqi është shprehur mbështetës i largimit të një numri të konsiderueshëm mësimdhënësish nga shkollat tona, megjithatë duke i dyfishuar rrogat për mësimdhënësit e tjerë.
Ai ka vlerësuar se “ka nevojë për shkundje rrënjësore në cilësinë e arsimit”, por pa dhënë ndonjë ide se si do të bëhej një gjë e tillë.
Sidoqoftë, ai shprehet skeptik se Kurti ka një interes të tillë edhe për shkak të bllokimit të reformës arsimore në komunën e Kamenicës, që udhëhiqej nga Qëndron Kastrati i PSD-së.
“Rrogat duhet me ua dyfishu por jo edhe pa i largu një numër të madh mësuesish tepricë dhe të paaftë, si dhe pa vendosur kritere të rregullta vlerësimi (gjithesi duke ua siguruar të larguarve pagesën për disa vjet si tranzicion).” – është shprehur më tej z. Maliqi.
Statusi i plotë në Facebook:
Se Kurti i ka ndryshuar fjalët - në opozitë duke i mbrojtur sindikatat e arsimit e sot duke i shpallur sabotuese - ky është debat tjetër dhe problem i atyre që i hanë foret demagogjike. Se qasja arrogante ndaj sindikatës është problematike për një parti të majtë, as kjo nuk vihet në dyshim. Por për që ka nevojë për shkundje rrënjësore në cilësinë e arsimit, edhe kjo është shumë e qartë. Nëse Kurti mund t’ia dalë dhe e ka përnime (e për këtë dyshoj, shikoni si e bllokuan reformën në Kamenicë) atëherë meriton mbështetje për ta zgjidhur një gangrenë. T’ia shohim bile pak hajrin frymës militante që është e gatshme me e mbështetë liderin në çkado (tybe nëse LDK e PDK kishin ndërmarrë diçka të tillë, militantët në krye me Kurtin e kishin kallë shtetin). Rrogat duhet me ua dyfishu por jo edhe pa i largu një numër të madh mësuesish tepricë dhe të paaftë, si dhe pa vendosur kritere të rregullta vlerësimi (gjithesi duke ua siguruar të larguarve pagesën për disa vjet si tranzicion). Besoj se ka hapësirë për zgjidhje të tillë përmes dialogut, por asnjëra prej palëve nuk po duken të interesuara për zgjidhje, por për me tregu dhëmbë.