Maliqi ironizon me Abazin: Me gjithë këtë trafik, ishalla po mbërrin në kohë për konferencë
Politologu Agon Maliqi ka ironizuar me bllokimin e rrugëve në Prishtinë dhe konferencën për medie të deputetit të LV-së, Haki Abazi, e cila pritet të mbahet sot.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lutet që në këtë trafik të dendur deputeti Abazi të arrijë me kohë në konferencë.
“Me gjithë këtë trafik, ishalla po mbërrin në kohë ai deputeti për konferencën e rregullt për shtyp të së premtes. Ec e mos dysho në përpjekje të qëllimshme për me e sabotu”, ka shkruar Maliqi.