Lushi: Presidentja Osmani e lufton detyrën e saj kryesore, unitetin - për gjynah të Zotit
Po vazhdojnë reagimet ndaj fjalimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, të enjten.
Edhe analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka pasur kritika ndaj presidentes Osmani.
Lushi ka thënë se Osmani po e lufton detyrën kryesore të saj, atë të unitetit, duke nënkuptuar se presidentja nuk është unifikuese.
“Po më dhimbset populli ynë në Kosovë që ka një presidente që e lufton detyrën e saj kryesore, unitetin, me krejt qenien e saj. Një presidente për gjynah të Zotit.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe edhe anëtarë të partive politike opozitare patën kritika ndaj fjalimit të Osmanit.
