Lushi, militantëve të VV-së: Pse s`po kërkoni ndryshimin e lidershipit partiak?
Opinionisti Uk Lushi i është kundërpërgjigjur militantëve të LV-së që po kërkojnë ndërrimin e lidershipit të sindikatave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këta militantë harrojnë lidershipin e tyre parti, i cili nuk është ndryshuar asnjëherë.
“Ani kur po i shoh militantët dhe anëtarët e VV-së duke kërkuar ndërrim të lidershipit në sindikata. Sa mirë! Qarkullimi demokratik duhet kërkuar kudo. Por, ore të dashurit tonë nga VV, pse asnjë fjalë për ndryshimin e lidershipit në VV!? Që prej themelimit i njëjti kryetar te ju. Eh mendësi shqiptare, oj mendësi shqiptare! Oborrin tim nuk po e pastroj, por ama prej krejt tjerëve po kërkoj t’i pastrojnë të tyret! Medet, o medet, si do të ecim para me ketë mentalitet!?”, ka thënë Lushi.