Lushi mbron Kurti për mos-shtyrjen e afatit për targa: Amerika presion për këtë duhet t’i bëjë Vuçiqit - NACIONALE

Lushi mbron Kurti për mos-shtyrjen e afatit për targa: Amerika presion për këtë duhet t’i bëjë Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka përkrahur deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti që nuk do të ketë shtyrje të vendimit për targat, duke thënë se qeveria janë drejt.

Lushi thotë se asnjë shtet e as Amerika ku ai jeton, nuk e shkelin ligjin për një etni cilado qoftë ajo.

KM Kurti dhe qeveria janë drejt që nuk duan të lejojnë shtyerjen e afatit për targat ilegale të disa serbëve në Kosovë. Në asnjë shtet shteti nuk e lejon shkeljen e ligjit. Askush në Amerikê nuk e shkel ligjin apo shtyen afatin ligjor pse je me etni kineze, gjermane, serbe, italiane apo ganeze. KM Kurti në respekt të Amerikës dhe si shenjë konstruktive pranoi të shtyhej afati një herë, por paligjêsia nuk mund shtyhet përgjithmonë dhe selektivisht vetëm për serbët. Nuk është e drejtë. Amerika presion për këtë duhet t’u bëjë Vučićit dhe Serbisë.”, ka shkruar Lushi në Facebook.

Ndryshe, Kurti ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit për konvertimin e targave për serbët e Kosovës.

Lajme të ngjashme