Lushi i reagon Limajt: Nuk duhet front kundër Albinit, por na duhet front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit - NACIONALE

Lushi i reagon Limajt: Nuk duhet front kundër Albinit, por na duhet front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi të dielën kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi një front të përbashkët kundër kryeministrit Albin Kurti, ka bërë që të reagojë edhe analisti nga Amerika, Uk Lushi.

Lushi ka thënë se nuk duhet front kundër Kurti, por duhet një front bashkë me Kurtin kundër Serbisë dhe Vuçiqit.

Albini meriton qindra vërejtje, siç meriton edhe opozita. Për të kaluarën dhe të tashmen. Porse, mos të harrojmë se Serbia ende na konsideron të mirë veç të vdekur, pavarësisht partive apo krahinave.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

O shqiptarë të dashur: nuk duhet front kundër Albinit, por na duhet front me Albinin kundër Serbisë dhe Vuçiqit.

Disa nga ju po e trajtoni Amerikën si Jugosllavinë: kështu ka urdhëruar Komiteti Qendror. Amerika nuk është Komitet Qendror. Është vend partner dhe aleat. Mos ta trajtojmë veten si koloni se e qesim edhe Amerikën në pozitë të keqe. Amerika nuk është si BRSS që funksionon me dekrete. Amerika dëgjon dhe ndryshon mendim kur e bind dhe tregon unitet.

Albini meriton qindra vërejtje, siç meriton edhe opozita. Për të kaluarën dhe të tashmen. Porse, mos të harrojmë se Serbia ende na konsideron të mirë veç të vdekur, pavarësisht partive apo krahinave.

Uluni bashkë. Krijoni një Ekip Uniteti dhe ta kryejmë me Serbinë njëherë e përgjithmonë. Pastaj, i nisim betejat partiake deri të lodhemi.

Ta flakim filozofinë e gabuar për inat të së resë më vdektë djali.

Lajme të ngjashme