Lulzim Peci për targat: Ta zgjidhim në partneritet me SHBA-në dhe BE-në
Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, thotë se Qeveria duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, sikur kërkojnë partnerët e saj ndërkombëtarë, edhe pse vendimi është i ligjshëm. Peci thotë se kjo cështje duhet të zgjidhet në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po kërkojnë me ngulm shtyrje të afatit, dhe, të Bashkimit Evropian.
“Nuk ka rrugë tjetër më të mençur”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook. Sipas Pecit, çështja e targave mund të rrezikohet pa ardhur në situatën kur ka bllokada dhe tensione dhe pa rrezikuar jetët e policëve të Kosovës.