Largohen të gjitha reklamat në autostradat e Kosovës - NACIONALE

Largohen të gjitha reklamat në autostradat e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave.

Durmishi ka njoftuar në rrjetet sociale për këtë nismë të ministrisë.

“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka shkruar Durmishi.

Lajme të ngjashme