Kush është shqiptarja Mira Murati, shefe e kompanisë prestigjioze të inteligjencës artificiale?
Për vite Mira Murati ka punuar prapa skenave në OpenAI (intelegjencën artificiale), duke mbikëqyrur zhvillim dhe shpërndarjen e produkteve revolucionare si ChatGPT dhe DALL-E. Prej dje, ajo do të jetë në krye të kompanisë. Kush është Mira, shqiptarja që do ta udhëheqë një prej kompanive më të njohura në botë?
34 vjeçarja u vendos në pozitën kryesore të kompanisë prestigjioze pasi bordi i drejtorëve shkarkoi Sam Altman, shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues.
Sipas “New York Times”, në njoftim kompania lavdëroi lartë punën e Mirës, duke thënë se ajo ka aftësi të veçanta dhe se do të zhvillonte një tranzicion të qetë, derisa kompania është në kërkim të një shefi të përhershëm.
Kush është Mira Murati?
Përgjatë viteve, Mira ka punuar si shefe e operacioneve në kompani. Ajo është siguruar që të zhvillohen versionet e ChatGPT në kohë. Murati është marrë edhe me lidhjen e kompanisë me Microsoft, investitor dhe partner që ka zhvilluar teknologjinë e OpenAI, derisa ka ndihmuar edhe në politikën e intelegjencës artificiale në Washington dhe Evropë.
"Ajo ka një aftësi të demonstruar për të mbledhur ekipe me ekspertizë teknike, zgjuarsi tregtare dhe një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit.” – kishte thënë Satya Nadell, shef ekzekutiv në Microsoft.
Sipas artikullit të “NYT”, Mira Murati ka lindur në Shqipëri dhe është edukuar në Kanadë për inxhiniere të mekanikës, e cila ndërtoi një makinë vrapuese hibride si studente universitare në Kolegjin Dartmouth.
Në vitin 2018, Murati iu bashkua kompanisë OpenAI, derisa paraprakisht kishte punuar në Tesla, ku kishte pasur një rol kyç në zhvillimin e veturës Model X dhe Leap Motion.
Puna e saj në Tesla, siç kishte treguar vetë Mira, e ekspozoi ndaj AI dhe e frymëzoi që të punonte në të ardhmen në atë fushë. Më pas, edhe u punësua si zëvendëspresidente e aplikimit të AI.
Gjatë asaj periudhe, kompania ka qenë një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të siguruar që intelegjenca artificiale të përfitojë të gjithë njerëzimin.
Më vone, kompania u ristrukturua si fitimprurëse, në mënyrë që të mblidheshin paratë e nevojshme për ndërtimin e teknologjisë AI.
“Mendova se në thelb, nëse po ndërton inteligjencën, është një njësi e tillë thelbësore në univers sa ndikon në gjithçka.” – kishte deklaruar ajo në gusht të këtij viti gjatë një eventi.
Përgjatë kësaj periudhë, Murati është paraqitur në disa konferenca dhe emisione të rëndësishme si “The Daily Show” dhe në Bloomberg TV.
“Është e rëndësishme ta sjellim publikun në këtë, t’i sjellim këto teknologji te ndërgjegjja e publikut, por në një mënyrë që është e sigurt dhe e përgjegjshme.” – kishte thënë ajo vitin e kaluar.