Shqiptarja Mira Murati bëhet përkohësisht CEO e OpenAI
Mira Murati, shqiptarja që punon si shefe e teknologjisë në kompaninë OPENAI (intelegjenca aritificiale), do të shërbejë si CEO e përkohshme.
Kështu njoftoi kompania të premten, ku u bë e ditur se Sam Altman është shkarkuar nga kjo pozitë.
Sipas njoftimit, Altman “nuk ka qenë i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”.
“Bordi i drejtorëve të OpenAI, Inc, 501(c)(3) që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi i drejtorëve. Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt menjëherë.” – thuhet në njoftim.
Murati në njoftim, thuhet se ka luajtur një rol kritik në evoluimin e kompanisë.
“Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë me të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol dhe parashikon një tranzicion të pandërprerë ndërkohë që kryen një kërkim zyrtar për një CEO të përhershëm.” – thuhet tutje.