Kusari reagon për sulmin ndaj gazetarëve në Veri: Jeni të braktisur nga Policia - NACIONALE

Kusari reagon për sulmin ndaj gazetarëve në Veri: Jeni të braktisur nga Policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Flutura Kusari, juriste e mediave, ka reaguar për sulmin e ekipit të kallxo.com, në Mitrovicën e Veriut.

Kusari ka thënë se është e pabesueshme që Policia e Kosovës, ende nuk ka zhvilluar protokoll të veçantë të sigurisë për mbrojtjen e gazetarëve.

Kusari tutje ka shtuar se secili prej nesh duhet të jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, sepse gazetarët janë të braktisur nga Policia.

Statusi i plotë i Kusarit:

Sapo e lexova lajmin qe qenka sulmu ekipi i Kallxo.com ne Mitrovicen e Veriut.

Eshte e pabesueshme qe policia e Kosoves ende nuk ka zhvillu protokoll te vecante te sigurise per mbrojtjen e gazetareve. Cfare duhet te ndodhe me shume se sa sulmet fizike qe policia me u organizu per mbrojtje te gazetareve ne veri?

Sovraniteti shtrihet ne nje vend atehere kur policia i mbron gazetaret ose i arreston kriminelet kur ata i sulmojne gazetaret.

Gazetare, ta dini qe jeni te braktisur nga policia. E di kete sepse vazhdimisht komunikoj me gazetaret qe raportojne nga Mitrovica e Veriut.

Secili prej nesh duhet te jete jashtezakonisht i shqetesuar me sigurine e gazetareve atje.

Lajme të ngjashme