Kryhet autopsia e viktimës, pritet dorëzimi i trupave të pa jetë te familjarët
Vrasja e tmerrshme, që ndodhi mbrëmë brenda oborrit të QKUK-së, ka marrë përmasa të një skandali të madh.
Gruaja që u vra, kishte urdhër mbrojtës, pasiqë edhe më parë ishte viktimë e dhunës.
Tashmë trupat e pa jetë, do t’i dorëzohen familjarëve, për ceremoni të varrimit.
“Autopsia e viktimës u kry. Trupat e pa jetë po i dorëzohen familjarëve per procedurat e varrimit” i kanë thënë Nacionales, burime brenda Prokurorisë.