Kryeziu për videon e VV-së: 37 milion në këtë shi, goxha ta nxjerrin gjumin
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar videon e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën thuhej se pushtetet e kaluara kanë keqpërdour 37 milionë euro nga terminalet doganore.
Sipas Kryeziut, ish-pushtetarët janë zgjuar nga gjumi tani kur po u përmenden 37 milionë euro.
“37 milion ne kete shi, goxha ta nxjerrin gjumin”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe LV në videon e tyre akuzoi Devollët, Sami Lushtakun, djemtë e Isa Mustafë e të tjerë, për terminalet doganore.
