Kurti etiketoi dy kompani për të: Cila është pasuria e Musa Vitisë të cilit iu dogjën dy vetura?
Shefit të Auditorit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor (ShSKUK) i është djegur vetura dy herë, dhe për një gjë të tillë kryeministri Kurti etiketoi dy kompani si përgjegjëse, “Security Code” dhe “Quantic”. Njëra për sigurimin fizik të hapësirës, e tjetra përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave.
Musa Vitija është në këtë pozicion prej 30 majit të vitit 2007, ose para më shumë se 15 vitesh.
Atij i është djegur një veturë Audi A4 që e vlerësonte vetëm tre mijë euro dhe e cila ishte në pronësi të tij. Po ashtu, z. Vitija i është djegur një veturë Mercedes Benz GLK 2020 dhe që konsideronte se vlente 9 mijë e 400 euro. Ajo ishte në pronësi të fëmijëve.

Vitija ka edhe një veturë tjetër në pronësi të fëmijëve Peugeot W 207.
Ndërkohë, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, ai ka një shtëpi prej 140 metrash katrorë në vlerë të 70 mijë eurove dhe një tokë që thotë se i vlen 94 mijë euro.
Kujtojmë se njëra kompani, Quantik, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit Kurti për "dëmtim imazhi".