Gashi kritikon Zyrën e Kurtit për financimin e "institutit" të Ramabajës: Turp dhe marre - NACIONALE

Gashi kritikon Zyrën e Kurtit për financimin e "institutit" të Ramabajës: Turp dhe marre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, Nacionale raportoi se si anëtarit të Vetëvendosjes dhe analistit televiziv Sadri Ramabaja,iu financua portali i tij përmes një granti në shumë rreth 5-6 mijë euro nga Kryeministria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, analisti Shkëlzen Gashi e ka quajtur “akt të turpshëm” rastin e financimit të portalit të zotit Ramabaja.

Gashi ka reaguar ashpër, duke thënë se qeveria ka financuar një projekt të padobishëm dhe kjo qartazi përbën konflikt interesi.

Sadri Ramabaja kishte fituar mbështetje financiare në “një tender për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore.”

Në një përgjigje për gazetën Periskopi ai e kishte konfirmuar marrjen e grantit, por kishte dhënë arsyetimin se shuma ishte e ulët.

“”Po kështu më ka njoftuar sekretari, meqenëse shkresën s’e kam marr ende. Jo bre ajo është shumë e vogël, formale, diku 5-6 mijë euro. Për një projekt për të cilin kemi aplikuar, për diku 3 muaj, në të cilin pesë veta do të jenë të angazhuar.” ­– kishte thënë z. Ramabaja i pyetur për këtë rast.

5-6 mijë euro në fakt nuk janë edhe aq pak. Dhe sidomos, nuk janë pak kur dihet se Ramabaja është pjesë e Vetëvendosjes dhe e mbështet këtë parti vazhdimisht nëpër studio televizive.

Por, çka është portali në fjalë i quajtur “Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë”. Do të tmerroheni nga ajo që do të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme