Krasniqi: Pa fjalë nga krimi në QKUK, alarm urgjent për institucionet - NACIONALE

Krasniqi: Pa fjalë nga krimi në QKUK, alarm urgjent për institucionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth vrasjes së gruas në repartin e Gjinekologjisë.

Tragjike e çnjerzore e ka quajtur kreu opozitar vrasjen e gruas që dyshohet se është vrarë nga ish burri i saj teksa ka ngushëlluar familjarët.

“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit”, ka shkruar Krasniqi, duke bërë thirrje që të reagohet institucionalisht.

“E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme