Krasniqi: Anti-amerikanizmi në Kosovë ka rrënjë të thella ideologjike - NACIONALE

Krasniqi: Anti-amerikanizmi në Kosovë ka rrënjë të thella ideologjike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar qasjen antiamerikane të disa aktivistëve.

Ai ka vlerësuar se antiamerikanizmi në Kosovë ka rrënjë të thella ideologjike.

Sipas tij, kontingjentin kryesor të antiamerikanëve e përbëjnë enveristët dhe stalinistët e pareformuar.

Ka shpërthye sërish kanalizimi i anti-amerikanizmit dhe anti-BE-së. Edhe ky shpërthim i fundit vërteton se antiamerikanizmi dhe antiperëndimorizmi në Kosovë ka rrënjë të thella ideologjike. Kontigjentin kryesor e përbëjnë enveristët-stalinistët e pareformuar, pastaj nostalgjikët jugosllavë dhe në fund fanatikët fetarë, që SHBA-në më shumë e konsiderojnë përgjegjëse për palestinezët, se sa meritore për çlirimin e vendit tonë. Të bërë bashkë një lëvizje politike, në LVV, ata ka kohë që janë fitimtarë në propagandë, në luftë speciale, në jetën politike të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, kjo shtresë e ka helmuar shoqërinë kosovare me urrejtje.

E kanë helmuar shoqërinë tonë me urrejtje barbare. Nuk e di a e dinë se duke qenë antiamerikan e antievropian, ata janë armiq edhe të Kosovës. Kosova pa SHBA e pa BE do të ishte rajon serb dhe guberni ruse. Mblidhni mendët, o njerëz! P.S. Mjafton BE vetëm ta tërheqë euron nga Kosova e ne pastaj do të përjetonim katastrofë ekonomike e sociale. Alternativë e Evropës është Rusia, alternativë e euros është dinari. Merrni vesh, teveqela!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme