Konjufca: U tronditëm nga vrasja makabre e gruas 35-vjeçare, në oborrin e QKUK-së - NACIONALE

Konjufca: U tronditëm nga vrasja makabre e gruas 35-vjeçare, në oborrin e QKUK-së

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se u tronditëm nga vrasja makabre e gruas 35-vjeçare që u bë në oborrin e QKUK-së dhe që rezulton se ishte shtatzënë në ditët e fundit të pritjes për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.

Tutje ai ka thënë se kjo është edhe një vrasje tjetër e një gruaje nga burri i saj brenda pak ditësh pasi një tjetër grua u vra me sëpatë nga burri i saj në shtëpinë e saj.

"Ngjarje si këto në javën e fundit, pikërisht në kohën kur po shënohet fushata globale kundër dhunës me bazë gjinore, tregon domosdoshmërinë për përkushtim dhe reagim institucional e shoqëror. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë", ka thënë Konjufca.

Ky është postimi i tij

Lajme të ngjashme