Konfirmohet se 35-vjeçarja e vrarë më parë kishte kërkuar ndihmë nga policia - NACIONALE

Konfirmohet se 35-vjeçarja e vrarë më parë kishte kërkuar ndihmë nga policia

1 vit më parë

nga NACIONALE

35-vjeçarja e cila u vra sot para repartit të Gjinekologjisë, më parë kishte kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë. Kjo është konfirmuar nga Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë për Radio Dukagjinin.

Pas konfirmimit të dhënë, Bala u shpreh se “institucionet e sigurisë duhet të shtojnë përgjegësinë dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahje e plotë”

Më tej, ajo ka thënë se “lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.”

Vdekja e 35-vjeçares bashkë me fëmijën e palindur, është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa dorasi është ende në arrati.

Lajme të ngjashme