Komuna e Prishtinës ndanë 10 mijë e 500 euro për 21 lehona
Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka njoftuar se kanë ndarë 10 mijë e 500 euro për 21 nëna, lehona, si pjesë e skemës sociale.
Sipas kësaj drejtorie, nuk do të ndalet këtu përkrahja por ajo do të vahzdojë edhe në muajt në vijim.
Njoftimi:
Po e nisim këtë të premte duke ndarë lajmin e mirë: Kryeqyteti ndan 10 mijë e 500 euro për 21 nana/lehona pjesë e skemës sociale!
Vendimi i marrë në maj të këtë viti u konkretizua sot, pas punës së mrekullueshme të komisionit vlerësues!
21 lehona sot përfituan dhjetë mijë e pesëqind euro nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale!
Por ne nuk ndalemi, do të vazhdojmë mbështetjen për secilën lehonë nga skema sociale edhe në ditët e muajt në vijim!
Kryeqyteti për të gjithë