Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 500 euro viktimat e dhunës në familje - NACIONALE

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 500 euro viktimat e dhunës në familje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës, ka njoftuart se do të ofrojë mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoresha për Mirqenie Sociale në Komunën e Prishtinës për Telegrafin, Adelina Sahiti.

Ajo ka thënë se mbështetja financiare për viktimat e dhunës në familje është paraparë të jetë nga 500 euro në muaj.

Komuna e Prishtinës do të ua ndajë nga 500 euro në muaj viktimave të dhunës, 250 euro për strehim, 150 për ushqim dhe nga 50 deri në 100 euro për fëmijë”, ka thënë Sahiti.

Ajo tutje ka thënë se, kjo mbështjetje mund të zgjasë 6 muaj deri në 2 vite, ndonëse shtoi se duhet plotësuar disa kritere për përfitimin e këtyre mjeteve financiare.

Siç tha ajo, kriteret që duhet plotësuar viktima, fillimisht duhet ta ketë të paraqitur rastin në polici, pastaj të ketë një urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata, të ketë dokument identifikimi, kontratë të noterizuar për banim, konstatim zyrtar nga QPS, dokument të xhirollogarisë, referim nga strehimorja.

Ndihmesa që do t’u ofrohet këtyre viktimave pasi të kenë plotësuar kriteret e përcaktuar në vendim do të zgjasë nga 6 muaj deri në 2 vite. Normalisht që gjithë procesi do të menaxhohet nga Drejtoria e Mirëqenies, më saktësisht nga Qendra për Punë Sociale. Kriteret që duhet plotësuar viktima, fillimisht duhet ta ketë të paraqitur rastin në polici, pastaj të ketë një urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata, të ketë dokument identifikimi, kontratë të noterizuar për banim, konstatim zyrtar nga QPS, dokument të xhirollogarisë, referim nga strehimorja”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme