Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raportin e PK-së, nga këto pesë raste, janë arrestuar katër persona. Rastet janë ndodhur në Klinë, Obiliq, Shterpcë, dhe Prishtinë.

Raportohet se në Klinë është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babin e tij dhe djalin e axhës. Të tre janë intervistuar nga policia ku edhe është arrestuar i dyshuari.

Klinë 02.01.2023-21:10. Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës së tij, dy të dyshuar meshkuj kosovar. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, bën të ditur policia në raport.

Në Prishtinë, është arrestuar një person pasi pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshortën e tij.

Prishtinë, 03.01.2023-02:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe në Obiliq është arrestuar një person pasi dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj një femre.

Obiliq, 03.01.2023-11:57.Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruan në raport.

Poashtu një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar prap në Obiliq. Dyshohet se një person ka sulmuar bashkëshortën e tij pas një mosmarrëveshje. Policia njofton se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Obiliq, 03.01.2023-11:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje , është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjera në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës bënë të ditur se edhe në Shtërpcë është arrestuar një person pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës dhe vajzës së tij.

Shtërpcë, 03.01.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare, bashkëshortes dhe vajzës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raport.

Lajme të ngjashme