Komuna e Obiliqit e ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike - NACIONALE

Komuna e Obiliqit e ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Obiliqit ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

“Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike bëhet me qëllim të sigurisë së qytetarëve, mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe mjedisit, si dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Obiliqit.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ka njoftuar qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor.

Nëse qytetarët i përdorin këto mjete përpara kësaj date, ata mund të gjobiten deri në 500 euro.

Lajme të ngjashme