Koci i ashpër me BE-në për vizat: Përgatituni sot për fyerjen dhe hajgarën e rradhës - NACIONALE

Koci i ashpër me BE-në për vizat: Përgatituni sot për fyerjen dhe hajgarën e rradhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i njohur, Arianit Koci ka paralajmëruar popullin për fyerjen e radhës nga BE-ja lidhur me liberalizimin e vizave pasi që sot mblidhet Grupi punues.

Koci është shprehur i nervozuar me Bashkimin e Evropian, duke thënë se i ka diskriminuar kosovarët për vizat.

Tash, sot mbetet që ky grup punues, ta gjejë një formulim kreativ morbid dhe poshterues, me të cilin na japin shpresa që me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, në fund të vitit të ardhshëm, vizat do të liberalizohen.”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Koci ka thënë se “rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën.”.

Shkrimi i plotë i tij:

Përgatituni sot, për fyerjen dhe hajgarën e rradhës me neve kosovarëve, nga ana e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave.

Grupi punues për liberalizimin e vizave i Këshillit të BE-së, sot e mbanë mbledhjen e dytë.

Diskriminimi i Kosovës po zgjatë së paku 10 vite, koha kur ju kanë liberalizuar vizat të gjithë fqinjëve tanë.

Tash, sot mbetet që ky grup punues, ta gjejë një formulim kreativ morbid dhe poshterues, me të cilin na japin shpresa që me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, në fund të vitit të ardhshëm, vizat do të liberalizohen.

Por, do ta lënë një vegëz me të cilen lënë hapsirë që të vazhdoj avazi i vjetër - fyerja, poshtërimi dhe diskriminimi, edhe pasi eventuisht të funksionalizohet ETIAS.

Rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën.

Lajme të ngjashme