“Klinika e tmerrit” – Përvojat e grave e gjendja në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK - NACIONALE

“Klinika e tmerrit” – Përvojat e grave e gjendja në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Më 1 mars të këtij viti, kam publikuar një podcast me titull “Gratë rrëfejnë se si është të lindësh në QKUK, përgjigjie që ngjallin frikë”. Ku më pas reagoi Klinika e Gjinekologjisë. Në reagimin e tyre u tha se dy prej grave të cilat kanë ndarë përvojën e tyre kanë lindur kohë mëparë, njëra në vitin 2015 dhe tjetra në 2018.

Në facebook, privatisht kontaktova me disa gra të cilat tregonin për përvojën e tyre në këtë repart. Njëra kishte lindur para 5 muajsh, tjetra para 8 muajsh.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj nuk gjeti dot kohë për intervistë. Ani pse në fillim ai tha se “nuk është probem vetëm dërgoni pyetjet... që më pas të gjejmë kohë të lirë dhe të përgatitemi për përgjigje”. Por, pasi i dërgova pyetjet në email, si duket drejtorit nuk i pëlqyen. Me arsyetimin se “ka kerkesa te shumta nga mediat dhe portalet tjera për prononcim ,prandaj e kemi shumë të vështirë për të gjetur një kohë të përshtatshme për tu pronocuar me kamerë në media dhe portale”.

Përmes e-mail, drejtorin Zef Ndrejaj e pyeta se “është folur lidhur me "sjelljen e keqe" të disa infermiereve aty, cili është komenti juaj?”.

“Ndërsa sa i përket sjelljeve jo të mira të mamive që po e cekni, ndoshta mundet të ketë ndonjë rast sporadik por pa dijenin tonë, rasti duhet të lajmërohet nga pacienti respektivisht qytetari në drejtori të KOGJ që ne të mund të ndërrmarrim masa dhe të mos përsëriten. Për përmisimin e kësaj dukurie kemi ndërmarrur masa, para një kohe dhe kemi bërë edhe sistemimin e mamive në disa reparte...”, tha ai në një përgjigje për Nacionale.

Një ndër problematikat e tjera që po përballet kjo klinikë, sipas Ndrejajt është edhe mungesa e mamive. Tutje ai tha se për këtë është hapur edhe konkursi e po pritet punësimi i tyre.

Për detaje ndiqni videon:

Lajme të ngjashme