Këshilltari i Konjufcës e komenton aksionin e PSD-së që zbardhën Muratin: Nder i madh me të ofendu këta
Këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj aksionit të PSD-së, ku aktivistët e partisë zbardhën me miell ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Kërçeli tha se “sulmi” i PSD-së ndaj Muratit është nder.
“Nder i madh është me te sulmu e ofendu këta 🙂” shkroi Kërçeli.
Ministria e Financave ende s’i ka proceduar pagat e muajit gusht për punëtorët publikë.
Kjo si rezultat i grevave qe po organizohen nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Ndërsa një nga aktivistët teksa e gjuan me miell Muratin dëgjohet duke thënë “Qita e ki për punëtorë”.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë” – shkruan kryetari Molliqaj.
