Katër raste të dhunës në famije brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 29.06.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 28.06.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte kanosur me jetë viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë 29.06.2025 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 29.06.2025-23:01.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.