Kasolli për kushtëzimin e Francës: Ta shohim si po shkon dialogu, tani flasim për liberalizimin të vizave
Analisti Afrim Kasolli ka folur për ndërlidhjen e procesit të dialogut me Serbinë me liberalizimin e vizave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mundesh të marrësh kredite ndërkombëtare pa u treguar gjeneroz në Bruksel.
“Ta shohim si po shkon një herë procesi i dialogut. E tani flasim për liberalizimin e vizave. Deri te ajo ditë janë disa kushte. Të hapura dhe të fshehura. Nuk mundesh me marrë kredite ndërkombëtare pa u treguar gjeneroz në Brukesel. Nuk të ndihmon as bujku i Gjilanit. Dhe as shpërfillja e gazetarëve. Të gjitha gjërat janë të lidhura me njëra-tjetrën”, ka shkruar Kasolli.