JYSK Kosova feston ditëlindjen në muajin shkurt!
Në vitin 2004, me hapjen e parë të dyqanit në Kosovë, e deri më sot, JYSK feston plot 22 vite duke ofruar frymëzim, cilësi dhe ndjesinë skandinave në çdo shtëpi, me shumë oferta gjatë gjithë këtyre viteve dhe jo vetëm.
Besueshmëria e fituar ndër vite bëri që sukseset e brendit JYSK vetëm të shtohen, ku nga një dyqan i vetëm, sot kompania numëron gjithsej 12 dyqane në vende të ndryshme të Kosovës.
Këtë vit, JYSK ka vendosur që për ditëlindje të sjellë oferta për të cilat konsumatorët vazhdimisht interesohen. Duke nisur me fletushkën, në të cilën të gjitha produktet janë me gjysmë çmimi.
Kjo fletushkë fillon më 30 janar dhe përfundon më 12 shkurt, pra plot dy javë.
Për të shfletuar fletushkën, mjafton të klikoni brenda shkrimit “Shfleto fletushkën”.
E përveç kësaj, JYSK ka përgatitur një Giveaway, për të cilin mund të vizitoni rrjetet sociale të JYSK Kosova për t’u informuar për detaje shtesë.
Festoni së bashku dhe shijoni blerjet tuaja me çmimet më të mira gjatë tërë vitit.
Shumë urime për JYSK-un!!!
*Artikull i sponsorizuar!