Java e dhunës në familje: Shtohen rrahjet mes prindërve dhe fëmijëve
Javën që po e lëmë pas, në vend, nëpër qytete e fshatra të ndryshme, sipas raportit të policisë së Kosovës janë shënuar 26 raste të dhunës në familje.
Gjatë ditës së sotme është shënuar vetëm një rast në Gllogoc. Ku në ditën e Bajramit, burrë e grua janë rrahur me njëri tjetrin, duke u bërë për spital.
Ndërsa një ditë pas, në Kllokot djali ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Në Prizren vajza është sulmuar fizikisht nga familjarët e saj, në Prishtinë djali ka rrahur nënë si dhe një femër një tjetër.
Gjatë kësaj jave tek rastet e dhunës në familje, ka qenë më e theksuar dhuna ndaj prindërve dhe fëmijëve.
Në Obiliq djali ka ushtruar dhunë ndaj babait. Në Pejë djali ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Si dhe kunati ka sulmuar kunatën e tij me shishe qelqi nën ndikim të alkoolit.
Përderisa në Prishtinë, Viti e Gjakovë, fëmijet kanë sulmuar prindërit e tyre.
Raporti i policisë:
10 korrik: Burrë e grua janë rrahur me njëri tjetrin/ Gllogoc
9 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Fushë Kosovë
9 korrik: Djali ka sulmuar fizikisht babain e tij/ Kllokot
9 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Kamenicë
9 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Prizren
9 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga një mashkull/ Gjakovë
8 korrik: Vajza është sulmuar fizikisht nga familjarët e saj/ Prizren
7 korrik: Burrë e grua janë rrahur me njëri tjetrin/ Podujevë
7 korrik: Nëna është sulmuar fizikisht nga djali/ Prishtinë
7 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Lipjan
7 korrik: Femra ka rrahur femrën/ Prishtinë
7 korrik: Djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait/ Obiliq
7 korrik: Djali ka ushtruar dhunë fizikë në familjen e tij/ Prishtinë
7 korrik: Viktima femër ka informuar se është ushtruar dhunë fizikë ndaj saj/ Ferizaj
7 korrik: Femra ka rrahur femrën/ Dragash
7 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/ Mitrovicë Jug
6 korrik: Gruaja është sulmuar nga ish bashkëshorti/ Gjilan
6 korrik: Djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëvë/ Pejë
6 korrik: Kunati ka sulmuar me shishe të qelqit kunatën/ Gjakovë
6 korrik: Djali është arrestuar pasi i njejti dyshohet që shkakton probleme në shtëpi/ Malishevë
6 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Mitroivë
5 korrik: Djali është sulmuar fizikisht nga babai/ Prishtinë
5 korrik: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri/ Fushë Kosovë
5 korrik: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë
5 korrik: Djali është sulmuar nga babai/ Viti
5 korrik: Nëna është sulmuar nga vajza/ Gjakovë