Islami: Faleminderit Ramush, se Kurti, Osmani, Krasniqi e Abdixhiku, nuk guxojshin me përmend planin
Analisti i politikës, Dardan Islami, ka falënderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sipas tij ka pasur rol konstruktiv në këtë krizë.
Ai ka kritikuar, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive opozitare, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku për mungesë të guximit dhe për mos-transparecë për planin franko-gjerman.
“Te faleminderit Ramush Haradinaj per rolin konstruktiv ne kete krize. Sepse as Vjollca e kryeministri, as Memli e Lujmiri nuk guxojshin me permend, se jo ma me dal faqebardh ne TV dhe me na tregu te verteten e planit. Zoti e ka beku Kosoven me trima si ti, e trimi verehet ne momente kritike!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, të martën Haradinaj ishte i pari që lëshoi takimin mes Kurti dhe opozitës. Ai tha se Kurti mbante ligjerata dhe nuk tregonte pse janë prishur raportet me Amerikën.
Kujtojmë se Islami ka qenë ish-kandidat i AAK-së për deputet.
