“Ishte keqkuptim ajo për ‘dy ditë besë’, i besojmë drejtësisë së Kosovës”: Vëllai i Ademajt sqaron deklaratën që bëri bujë - NACIONALE

“Ishte keqkuptim ajo për ‘dy ditë besë’, i besojmë drejtësisë së Kosovës”: Vëllai i Ademajt sqaron deklaratën që bëri bujë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka treguar se deklarata se i kanë dhënë Naim Murselit “dy ditë besë” është keqkuptuar dhe se ata si familje rastin ia lënë “në dorë” drejtësisë së Kosovës.

Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Ne gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme