Ironizon Smajljaj: I lumtur që jetojmë në kohën e Republikës Dimaliane - NACIONALE

Ironizon Smajljaj: I lumtur që jetojmë në kohën e Republikës Dimaliane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Avdi Smajljaj ka ironizuar me situatën e krijuar mes shumicës parlamentare (LV) dhe mësuesve që ishin në grevë deri këtë të hënë.

Më i zëshmi kundër grevistëve ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili edhe u konfrontua me te parin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Smajljaj, duke i llogaritur rrogat e mësimdhënësve, ka thënë se me ato paga mund të mbulohet për dy muaj pagesa e faturave të rrymës në veri.

Shkrimin e përfundon duke ironizuar se “jemi të lumtur që jetojmë në Republikën Dimaliane”, duke iu referuar deputetit Dimal Basha.

Statusi i plotë i Smajljajt:

Me pagat e mësimdhënësve mund të mbulohet për 2 muaj pagesa e faturave të rrymës në veri.

I lumtur që jetojmë në kohën e Republikës Dimaliane!

Kjo mundësi i ofrohet njeriut njëherë në 1 mijë vite.

Lajme të ngjashme