Ironizon profesor Krasniqi: Pse nuk shkoi Besniku me Vetonin - Surroi do të arrinte sigurt në Beograd
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka ironizuar me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, pasi që ky i fundit nuk u lejua të hynte në Beograd dhe u kthye.
Krasniqi në Facebook ka përmendur edhe gazetarin, Veton Surroi duke thënë se “pse nuk ka udhëtuar Besniku me Vetonin, se Vetoni kish mbërri sigurt në Beograd.
“Pse nuk ka udhëtuar Besniku me Vetonin? Vetoni kish mbërri i sigurt në Beograd. Ose ka mujte me u nis para Vetonit. Nganjëherë hiperintelegjenca bahet pengesë”, ka shkruar Krasniqi.