Ironitë me deputet Kokajn: Analist Haliti thotë se e vërtetoi që koha nuk ekziston në univers
Analisti nga Londra, Afrim Haliti, ka ironizuar pasi deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj sot kërkoi një minutë heshtje në nder të shkencëtarit shqiptar, Artan Boriçi i cili ka vdekur vitin e kaluar.
Haliti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “Jahja Kokaj sapo vërtetoi që koha nuk ekziston në univers”.
“Koha është lineare”, ka shkruar me ironi analisti Haliti.
Postimi i plotë:
Jahja Kokaj sot sapo e vertetoi që koha nuk ekziston në univers. Koha nuk është lineare. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ekzistojnë të gjitha njëkohësisht.

Faleminderit Jahja!