IKD dhe Shoqata e Pensionistëve organizojnë takim diskutues me fokus rritjen e pensioneve nga Qeveria - NACIONALE

IKD dhe Shoqata e Pensionistëve organizojnë takim diskutues me fokus rritjen e pensioneve nga Qeveria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, të premten (11 tetor, sot) nga ora 13:00 do të organizojnë takim të hapur diskutimi me pensionistët, me fokus në rritjen e pensioneve nga Qeveria e Kosovës.

Takimi synon të adresojë çështjet kryesore që prekin pensionistët dhe të analizojë sfidat me të cilat përballen ata për shkak të rritjes së kostos së jetesës, veçanërisht në tri vitet e fundit.

Në këtë takim do të prezantohet edhe raporti i IKD-së me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”, ku do të trajtohen problemet lidhur me mospërputhjen e pensioneve me nevojat ekonomike aktuale.

Në diskutim do të marrin pjesë: Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Ahmet Pllana, ish-sindikalist në fushën e arsimit, tani në pension, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, Betim Musliu, zëvendësdrejtor ekzekutiv i IKD-së dhe Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Takimi është i hapur për publikun, ndërsa ftohen pensionistët të marrin pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm.

Data dhe ora: 11 tetor 2024, e premte, ora 13:00

Vendi: Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, adresa: Rr. Tringë Smajli, pn. Prishtinë.

Lajme të ngjashme