'Huqjet' e Gërvallës në Twitter kapin edhe Twitterin: Ngatërron Nigerinë me Norvegjinë - NACIONALE

'Huqjet' e Gërvallës në Twitter kapin edhe Twitterin: Ngatërron Nigerinë me Norvegjinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, jemi mësuar ta shohim duke ngatërruar flamuj të shteteve të ndryshme, sidomos nëpër postime e saj në Twitter. Por së fundi, edhe vetë kjo kompani, duket se ka bërë një huqje të madhe, për çka edhe e ka marrë një reagim nga shteti norvegjez.

Rrjeti social Twitter tash u vendos etiketa në fillim të faqes, llogarive zyrtare të institucioneve apo liderëve shtetërorë.

“Government organization”, apo në shqip “Organizatë Qeveritare” është etiketa që kanë këto llogari.

Twitter, siç duket në etiketim po e ngatërron Norvegjinë me Nigerinë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, në një postim të bërë para pak orësh, i ka kërkuar Twitterit që ta përmirësojë këtë gabim.

“I dashur Twitter, sado që i gëzojmë marrëdhëniet tona bilaterale të shkëlqyeshme dhe afërsinë alfabetike me Nigerinë, do ta vlerësonim shumë nëse mund të na etiketoni si Norvegjia. Kjo shkon edhe për kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm”. – thuhet në këtë postim.

Pra siç duket, Twitter e ka cilësuar edhe llogarinë e kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store si të një zyrtari të Nigerisë.

Lajme të ngjashme