Hoxhës i vjen reagimi i parë nga Qeveria: Zv/ministri thotë se “secili mban përgjegjësi për deklaratat e veta”
Zëvendësministi i Arsimit, Dukagjin Popovci ka folur në lidhje me linçimin që anëtari i LVV-së, Elvis Hoxha, ia bëri sot kryesindikalistit Rrahman Jasharaj.
Popovci në T7 ka thënë se Rrahman Jasharaj është shqiptar, dhe se “nuk ka dëgjuar për këtë deklaratë”.
‘’Jo, po më vjen shumë keq, nuk e di çka ka qenë në bazë kombëtare me u fye Rrahman Jashari, ai është shqiptar, nuk po mundem më kuptu, çka është fjala’’, ka thënë ai.
Zëvendësministri tutje ka theksur se secili mban përgjegjësi për deklaratat që jep.
Sipas zv.ministrit, secili mbanë përgjegjësi për deklaratat e veta.
“Secili mbanë përgjegjësi për deklaratat e veta, ne ndonjëherë të gjithë mund të jemi të pamatur në deklarata, nuk e di çka paska thanë, po secili përgjigjet për deklaratën e vet”, shtoi ai.
Ish-këshilltari i kryeministrit më herët ka kërkuar falje për deklaratat e tij ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj.
Hoxha përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për deklaratën e tij, “u bazua” në lajmet që u shpërndarë në media.
“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, ka shkruar Hoxha.