Historia me shumë jetë të shpëtuara e heroit të plazheve – kush është Robert Neçaj nga Tropoja - NACIONALE

Historia me shumë jetë të shpëtuara e heroit të plazheve – kush është Robert Neçaj nga Tropoja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Neçajn mbase deri më sot nuk e kanë njohur shumë në Kosovë. Por, tash e tutje ai do të mbahet në mend si hero që shpëtoi vëlla e motër kosovarë nga mbytja tek Rana e Hedhun në Shëngjin.

Neçaj është zv/president i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit”. Pak ditë më parë, derisa po e kryente punën e tij, edhe pse jo në zonën ku ai e kishte për detyrë, ndërhyri për të shpëtuar vëlla e motër nga Kosova që po mbyteshin.

Operatorët turistikë në krizë për roje plazhi të kualifikuara – Reporter.al

Në këtë mënyrë ai rrezikoi edhe veten, dhe aktualisht është në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Gjithë ngjarjen e bëri të ditur babai i Robertit, Tonin Neçaj.

“Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qënë vrojtues në atë zonë. Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv/President i Federatës së Vrojtuesëve të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin. Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë, në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun. Djalin e kapi epilepsia (sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet”, thuhet në rrëfimin e babait të Robertit.

Shëngjin/ Shpëton nga mbytja vëlla e motër, Robert Neçaj mbetet i dëmtuar

“Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira dhe fillojnë të kërkojnë ndihmë. Por, si një ditë me pak reshje shiu, në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz. Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t'i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por "i mbyturi të mbyt". I "sulmuar" nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit . Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë”, thotë më tutje Tonin Neçaj.

Megjithatë, vëllau e motra nga Kosova, po del se janë vetëm një numër më shumë në listën e të shpëtuarve për Robert Neçajn.

Jetët që i shpëtoi Robert Neçaj nga Tropoja

Neçaj për vite me radhë kryen detyurën e vrojtuesit të plazhit. Madje edhe në një pozicion të lartë si zv/president, siç u theksua më lartë.

Në gjithë përvojën e tij, Neçaj ka arritur të shpëtojë qindra persona. Kjo vërehet lehtësisht sikur të hyni në faqen e Vrojtuesve të Plazhit në Shqipëri.

No description available.

Në muajin korrik të vitit 2022, Neçaj kishte shpëtuar tre fëmijë bashkë me babain e tyre në Kune të Lezhës.

“Një rast shpëtimi ka ndodhur sot në Bregun e Lezhës në Kune, ku 3 fëmijët së bashku me babain e tyre janë tërhequr në thellësi nga dallgët pa mundur të dalin në breg. Të rrezikuarit po pushonin në plazhin public pa Vrojtues Plazhi. Fatmirësisht në plazh ndodhej Robert Neçaj i cili me të dëgjuar britmat për ndihmë, ka vrapuar dhe notuar drejt tyre dhe i ka nxjerrë në breg”, thuhet në njërën prej historive ku ishte i përfshirë heroi me origjinë nga Tropoja.

No description available.

Në korrikun e vitit 2021, Neçaj gjithashtu kishte shpëtuar një person i cili kishte pësuar infarkt kardiak.

“Një rast shpëtimi ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku vrojtuesi Robert Neçaj po pushonte me shokët në plazh dhe dalloi një burrë të kthyer përmbys duke pirë sasi të mëdha uji. Ai kishte pësuar infarkt kardiak dhe nuk kishte shenja jete. Roberti ndërhyri menjëherë dhe nëpërmjet reanimiit kardoo-pulmonar, e riktheu në jetë duke marrë ndihmën e specializuar nga ambulanca”, thuhet në një tjetër postim të Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit.

Ngjashëm, Neçaj kishte shpëtuar edhe shumë persona të tjerë, duke u kthyer tashmë në një hero në Shqipëri.

Reagimet

Pasi shpëtoi vëlla e motër nga Kosova, kanë nisur edhe reagimet falënderuese. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Heronjtë jo gjithmonë veshin pelerina. Dy fëmijë nuk na i përbiu deti, falë guximit të Robertit 🇦🇱❤️🇦🇱 Faleminderit”, ka shkruar Çitaku.

Një falënderim e ka pasur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t'i shpëtuar. Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta.

Vrojtuesi Robert Neçaj është jashtë rrezikut për jetë.

1

Lajme të ngjashme