Helium ($HNT) - Analizë dhe potenciali i tij - NACIONALE

Helium ($HNT) - Analizë dhe potenciali i tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mundësia për investim në Helium ($HNT), dhe miningu në të.

Në botën e tregut të cryptovalutave tash gjenden mijëra coins, që kanë projekte dhe vizione të ndryshme, e që çdo ditë zhvillojnë dhe përafrohen në qellimet e tyre.

Projektet që janë serioze, zgjidhin probleme, dhe kanë vizione që përfshijne edhe jetën e përditshme, kanë mundësi më të mëdha që në një kohë afatgjatë të kenë vlerë tepër të madhe, falë idesë së tyre.

Për të gjetur një coin për investim, duhen shumë analiza dhe duhen llogaritur shumë faktorë, në mënyrë që investimet tona të jenë sa më valide, dhe të jenë drejt profitit.

Sot kemi vendosur të flasim për një coin që quhet Helium, e që shkurtesën e ka $HNT.

Do të mundohemi t’ju shpjegojmë se çka është $HNT, si të investojmë në të, dhe të bëjmë sugjerimin tonë si projekt.

Çka është Heliumi $HNT?

Helium është një coin, që u krijua në vitin 2013, nga Shawn Funning, Amir Haleem, dhe Sean Carey me të vetmin qellim që të thjeshtësojë dhe të ndërtojë lidhjen midis pajisjeve smart.

Heliumi është projekti i parë i natyrës së tij, që e përdor lidhjen peer-to-peer në wireless networks, dhe mekanizmit PoC (Proof-of-Coverage) që është mbulimi i një rajoni me pajisjet e tyre.

Heliumi u krijua që të shërbejë për 2 arsye të mëdha në blockchainin dhe ekosistemin e tij:

  • Mbajtjen e Hotspotëve, dhe pagimin e operatorëve që operojnë në Helium.

Çka janë hotspotët?

Hotspot i Heliumit, është paisja që sherbën për të lëshuar valë mbi një rajon, dhe lidhet me pajisjet tjera të njejt. Sa më shumë lidhje që ka brenda një rajoni, pagesa është më e madhe për ato pajisje

Ky Hotspot bën Mining Helium në këtë mënyrë të quajtur Proof Of Coverage. Të gjithe ata që dëshirojnë të minojnë Helium, duhet të instalojnë një paisje tepër të thjeshtë në shtëpitë e tyre, e që është e ngjashme me routerat e zakonshëm.

Pse duhet investuar në Helium $HNT?

Ka disa arsye që e bëjnë këtë coin me potencial të madh për vitet e ardhshme. Ndër to janë investimet e shumta që janë bërë nga Venture Capitalist, që shihet si një projekt me vlerë të madhe.

  • Është coini i parë i natyrës së vet,
  • Minohet shumë lehtë,
  • Mbulimi i shumicës së shteteve. Sot Pajisjet e heliumit gjinden në më shumë se:

150 shtete,
35.000 qytete,
Dhe ekzistojnë me shumë se 150,000 individë që minojnë Helium çdo ditë.

Si mund të investojmë në Helium?

Heliumin apo $HNT, mund ta posedoni në dy forma:

  • Investimin direkt në Exchange të ndryshëm psh: Binance, KuCoin, CoinEx, etj.
  • Duke minuar përmës paisjeve zyrtare të tyre psh: BobCat, SenseCAP, SyncroB.it etj.

Mining Klassik dhe Helium

Siç thamë, për të pasur një sasi të një coini duhet ose të bëjmë blerje direkt nëpër exchange të ndryshëm, ose mund të përdoret miningu për prodhimin e një coini specifik.

Deri sot shumica e miningut ka përdorur formën e vjetër të Miningut përmes GPU (Kartelave grafike) për të prodhuar një coin, në shumicën e rasteve është përdorur Ethereumi si coin për mining, për shkak të profitit më të madh që ka pasur në krahasim me coinat e tjerë.

Mirëpo çka po ndodh me mining klasik?

Miningu i bërë me kartela grafike, e që edhe Ethereumi përdor mekanizmin PoW (Proof-Of-Work), ku ai që ka në përdorim kartelat grafike e shfrytëzon fuqinë procesuese të tyre që të prodhojë apo validojë një block brenda blockchainit dhe shpërblehet me një sasi të coinit të Ethereumit për këtë.

Tash në vitin 2022, në muajin qershor, pritet që mekanizmi PoW në coinin më të famshëm për mining (Ethereum) të kalojë në PoS (Proof-of-Stake), çka e bën edhe mining të pamundshëm për këtë coin.

A është kjo arsye që njerëzit të kalojnë në mining e Helium?

Lidhja mes Mining Klasik dhe Heliumit nuk është lidhje direkte, pasi shfrytëzojnë fuqi tjera procesuese për mining, mirëpo cilat janë arsyet që njerëzit i shtyjnë të kalojnë në Helium?

Nëse bëjmë një llogaritje për çmimin e kartelave grafike dhe miningut klasik, shpenzimet mujore, dhe profitin ne fund, numrat janë drastikisht të ndryshëm duke i krahasuar me Mining të Heliumit.

Psh: një set i 6-8 Kartelave grafike mesatare që përdoret në Miningun klasik, shkon në çmim prej 6000-10,000$ dhe shpenzime mujore elektrike ka prej 30-50€, ndërsa shpërblimin që e merr për mining është diku 350-400€, që i bie që ROI (Return of Investment), apo Kthimi i investimit, është më i madh se 1 vit.

Ndërsa Heliumi ka këtë raport:

Një paisje e Heliumit për mining kushton 450$, Shfrytëzon 5W energji elektrike, ndërsa profiti varion prej zonës ku bëhet miningu, mirëpo Kthimi i investimit bëhët në afat tepër të shkurtër, 3-5 muaj.

Në pika të shkurta, Heliumi përdor konceptin Proof-Of-Coverage, dmth mbulesën e një rajoni me pajisjet e miningut, që të ketë profit sa më të madh, kohëve të fundit e verejmë se edhe në vendin tonë ka pajisje që kanë mbuluar disa rajone.

Ky është rajoni i Prishtinës i mbuluar me pajisje të Heliumit që janë aktive sot.

Lajme të ngjashme